Lajme
Përparim Avdili, edhe zyrtarisht, kryetar i FDP-së për qytetin e Cyrihut
"Në mbledhjen e sotme të përgjithshme, anëtarët e FDP-së së qytetit të Cyrihut njëzëri zgjodhën Përparim Avdilin për kryetar të ri të partisë, në nivel të qytetit"

Përparim Avdili, është prej sot edhe zyrtarisht, kryetar i FDP-së (Partisë Liberale) për qytetin e Cyrihut. Siç pati shkruar albinfo.ch rreth një muaj më parë, zgjedhja e tij në këtë post ishte e pritshme dhe do të bëhej në kuvendin e përgjithshëm të partisë në nivel të qytetit të Cyrihut, e cila do të mbahej sot.
Siç thuhet në një komunikatë të kësaj partie, “në mbledhjen e sotme të përgjithshme, anëtarët e FDP-së së qytetit të Cyrihut njëzëri zgjodhën Përparim Avdilin për kryetar të ri të partisë, në nivel të qytetit. Partia është e kënaqur që me Avdilin, ka një pasardhës kompetent dhe tërësisht liberal të presidentit në largim Severin Pfluger”.
Edhe presidenti i sapozgjedhur shprehet i kënaqur me zgjedhjen brilante: “Jam mirënjohës për besimin që kanë shprehur anëtarët tanë ndaj meje dhe tani pres me padurim të vazhdoj dhe zgjeroj kursin e suksesshëm të FDP-së në qytetin tonë. Ajo që kërkohet është politika liberale dhe ne jemi të gatshëm të marrim edhe më shumë përgjegjësi që Cyrihu të bëhet më i jetueshëm për të gjitha njerëzit. Është një detyrë nderi të jesh në gjendje të formësosh të ardhmen e FDP-së dhe qytetit të Cyrihut në një mënyrë liberale”.
I njohur si asamblisti i parë me rrënjë shqiptare në Parlamentin e qytetit të Cyrihut, Përparim Avdili është prej disa vitesh i pranishëm në politikën e Cyrihut dhe më gjerë, shkruan albinfo.ch. Ai ka shtyrë me sukses disa nisma parlamentare në asamblenë e qytetit duke treguar kështu një profil prej politikani serioz dhe kompetent.
Avdili është mjaft i njohur si aktivist politik edhe për komunitetin shqiptar të Cyrihut dhe të Zvicrës. Ai është i pranishëm në shumë aktivitete që janë zhvilluar për vite me radhë brenda këtij komuniteti, duke marrë edhe përgjegjësi prej politikani me përcaktime të qarta, si në rrafshin e politikës së partisë së tij, liberale, ashtu dhe në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar në Cyrih e më gjerë.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti: Po punojmë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se edhe këtë vit, Qeveria e Kosovës ka marrë...
-
Politikanët debatojnë mbi festivalin, në margjinat e Alba Festivalit
-
Itali: Humb jetën 37-vjeçari shqiptar
-
Jehon kënga dhe vallja shqiptare në sheshin e qytetit Villach, në Austri
-
“Alba Festival”, mbi 12 mijë veta në Cyrih vallëzojnë nën ritmin e muzikës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Zelensky nga Ukraina në Lugano të Zvicrës, kërkon rindërtimin e Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se rindërtimi i Ukrainës pas luftës është një detyrë e përbashkët...
-
Zvicër, trenave me dy kate u mungon besueshmëria dhe komoditeti
-
Politikanët debatojnë mbi festivalin, në margjinat e Alba Festivalit
-
Hakerët rusë sulmuan Ministrinë e Jashtme të Zvicrës
-
Qirinjtë mund të bëhen shumë të kërkuar këtë dimër në Zvicër