Lajme

Përplasen dy avionë në aeroportin Las Vegas

Të paktën 4 të vrarë

Të paktën katër persona humbën jetën kur dy avionë u përplasën në ajër mbi aeroportin në veri të Las Vegas, raportojnë mediat amerikane, përcjell albinfo.ch.

 

Një avion tip “Piper PA-46” dhe një “Cessna 172” u përplasën në rrethana të pazbuluara pasditen e së dielës, sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së.

Në secilin avion ndodheshin nga dy persona.

Shkaku i përplasjes është nën hetim, por raportet fillestare tregojnë se avioni “Piper” ishte duke u përgatitur të ulej kur u përplas me “Cessna”, sipas agjencisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë rrënojat e djegura të njërit prej dy avionëve.