Lajme
Përplasje e fuqishme trenash në Kroaci
3 të vdekur dhe 11 të plagosur
Raportohet se tre persona kanë humbur jetën dhe 11 janë plagosur, pasi një tren pasagjerësh dhe mallrash u përplasën në Kroaci, njoftuan mediat vendase, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30. Sipas orës lokale, ndërmjet stacioneve Okuçani dhe Novska, afër kufirit me Bosnjë dhe Hercegovinën.
Referuar informacioneve fillestare, treni i pasagjerëve ka goditur trenin e mallrave, i cili është ndalur. Po Tashmë po zbardhen rrethanat.
Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe kryeministri Andrej Plenkoviq. Ai tha se nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e 11 personave të shtruar në spital.
Tre të vdekurit ishin shtetas kroatë dhe 8 nga të plagosurit ishin të huaj, saktësoi televizioni publik, duke shtuar se jozyrtarisht në tren ishin emigrantë nga Irani.
Sipas portalit Dnevnik.hr, përplasja ka ndodhur mes stacioneve Okuçani dhe Nosvka, në juglindje të kryeqytetit Zagreb.
Agjencia kroate e lajmeve Hina thotë se të plagosurit janë transportuar në spitale të ndryshme në zonë.
Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të premtes treni i pasagjerëve nuk ndaloi në shenjën e kuqe të ndalimit, duke e marrë para trenin e mallrave me një shpejtësi prej rreth 100 km në orë, për shkak të një defekti teknik. Disa pasagjerë do të përfundonin nën vagona.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











