Integrimi

Përse duhet zgjedhur, votuar dhe kandiduar  

Me një numër kaq të madh të njerëzve me prejardhje të huaj, e vetmja gjë e qëlluar është që ne të marrim pjesë në proceset politike përmes të drejtës sonë për të vendosur ose përmes pjesëmarrjes aktive në parlamente

Në parim është e thjeshtë: Për arsye se ne do të duhej, ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë, pasi që kjo është e drejta jonë! Ne jemi të detyruar t`i paguajmë taksat vite me radhë, pa pasur mundësinë që të vendosim për përdorimin e tyre dhe ne na duhet të ndërmarrim shumë hapa si dhe të paguajmë shumë franga, për të pasur të drejtën  e votës, pra për të fituar pasaportën zvicerane.

Sidomos ne, që jemi me prejardhje nga shtete të korruptuara, jodemokratike, shtypëse dhe të pa perspektivë, duhet ta dinim më së miri se si është të mos kesh të drejtë për të vendosur ose madje edhe të vendosësh por të mos jesh i përfaqësuar dhe as i dëgjuar nga politika, nga parlamenti i zgjedhur nga ti.

Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie, si nga ana financiare ashtu dhe nga ajo shoqërore, kështu që secili duhet të zhvillojë një nevojë të natyrshme dhe mirëkuptim për t`i kuptuar proceset politike, për t`i ndjekur ato dhe për të marrë pjesë në to.

Nuk janë vetëm këto argumente themelore, të cilat duhet të na vënë në lëvizje për të votuar dhe për të zgjedhur. Ne përbëjmë një numër të madh të banorëve të Zvicrës. Në disa kantone dhe komuna, gjithandej nëpër Zvicër, numër enorm të madh. Më shumë se 37% e popullatës së përhershme zvicerane ka prejardhje të huaj. Me prejardhje shqiptare janë 250.000 veta, 170.000 prej tyre me pasaportë zvicerane dhe kështu, ne, shikuar statistikisht, jemi grupi i katërt më i madh i popullatës në Zvicër. Po shikuam në parlamentet komunale, kantonale dhe nacionale, ne jemi shumë pak ose aspak, të përfaqësuar. Për të qenë të përfaqësuar në parlamente nivelesh të ndryshme, është në përgjegjësinë tonë, para së gjithash të njerëzve me prejardhje të huaj, për ta ndryshuar dhe siguruar një gjë të tillë.

Me një numër kaq të madh të njerëzve me prejardhje të huaj, e vetmja gjë e qëlluar është që ne të marrim pjesë në proceset politike përmes të drejtës sonë për të vendosur ose përmes pjesëmarrjes aktive në parlamente, në vend se vetëm të shikojmë dhe t`i lejojmë të tjerët të vendosin dhe të përcaktojnë për ne. Dhe në asnjë mënyrë nuk është qëllimi që dikujt i duhet dhënë vota vetëm për faktin se ai ka të njëjtën prejardhje të huaj sikur ti.

Qëkur unë personalisht marr pjesë në zhvillimet politike në Zvicër, në nivel komunal dhe kantonal, në zgjedhjet rinovuese kanë marrë pjesë shumë persona me prejardhje shqiptare, të cilët kanë biografi të ndryshme profesionale, politike dhe sociale, kështu që ne mund të kishim përfaqësi në parlamente të ndryshme, të cilat do të na përfaqësonin gjerësisht brenda komunitetit tonë dhe kështu unë vij tek argumenti im i fundit, përse secili prej nesh duhet të votojë dhe të zgjedhë.

Platformat si smartwoteose easyvote.ch, na e mundësojnë, përmes videove të thjeshta të kuptojmë se si votohet dhe veç kësaj, secili qytetar dhe secila qytetare t`u përgjigjet pyetjeve thelbësore politike, të cilat në vazhdim krahasohen me përgjigjet e kandidatëve politikë dhe të cilat, përfundimisht do të na tregojnë me përqindje se cili kandidat përfaqëson mendimet e njëjta sikur ne. Në këtë mënyrë pra mund të sigurohemi që të zgjedhim kandidatin me prejardhje të njëjtë migracioni, i cili për më tepër, përfaqëson edhe mendimin e njëjtë politik.

Në këtë mënyrë, mendoj unë se është një detyrim themelor për secilin prej nesh të votojë dhe të zgjedhë, se është koha e fundit të jemi të përfaqësuar në parlamente të ndryshme si popullatë me prejardhje shqiptare dhe se i kemi në dispozicion të gjitha mundësitë për të mësuar se si duhet të votojmë ose të zgjedhim si dhe që përmes këtyre platformave kemi mundësinë t`i zgjedhim edhe kandidatët, të cilët mund të na përfaqësojnë ne politikisht, nga ana shoqërore dhe ekonomike, ne, si individë ose edhe si grup i popullatës.

  • Deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut (PS)