Lajme
Përse Vaudi, kantoni më i prekur nga koronavirusi, zbut masat e karantinës!
Megjithëse çdo i treti rast pozitiv në Zvicër këtë javë vjen nga Vaudi, ky kanton po zbut masat e karantinës.
Këtë javë kantoni Vaud kishte numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në Zvicër. Por, pikërisht ky kanton ka zbutur masat për karantinën një javë më parë, raporton RTS, (radiotelevizioni publik i Zvicrës frëngjishtfolëse).
Lehtësimi justifikohet me faktin se shumica e infeksioneve janë bartur brenda familjeve, transmeton albinfo.ch. Në fakt, Vaud kishte rastet më të shumta pozitive të koronavirusit nga të gjitha kantonet në Zvicër këtë javë. Rreth çdo i treti infeksion me virusin corona në gjithë vendin, vinte nga ky kanton i Zvicrës perëndimore.
Televizioni RTS mësoi ka mësuar të enjten se Vaudi kishte ndryshuar rregulloret e tij të karantinës javën e kaluar. Vetëm njerëzit që jetojnë në një marrëdhënie ose në të njëjtën shtëpi me një person të infektuar, sipas kësaj rregulloreje, tani duhet të futen në karantinë.
Në të gjitha rastet e tjera, vendimi nëse është e nevojshme ose jo karantina, merret duke u bazuar në përgjigjet e dhëna nga njerëzit në ekipin e gjurmimit të kontaktit.
Deri atëherë, vlente rregulli që vlen në të gjitha kantonet: Në karantinë duhet të jenë vetëm ata që kanë qenë më pak se 1.5 metra larg një personi të infektuar nga korona për më shumë se 15 minuta. Njerëzit infektohen kryesisht në familjet e tyre. Kjo është arsyeja pse, sipas
“RTS”, që citon mjekun kantonal, Karim Boubakar, kantoni kishte bërë lehtësimin në fjalë. Boubakar kishte përmendur edhe vështirësitë që hasin ekipet e ndjekjes së gjurmëve për shkak të natyrës delikate të kësaj pune, përcjell albinfo.ch. Madje, ka thënë ai, është shumë e vështirë të rekrutohet kuadër për këtë punë
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta













