Kosova
Përsëriten sërish zgjedhjet në një vendvotim në Luginë
Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc.

Në një status në faqen e tij zyrtare në Facebook, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shprehet se si ‘kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit’.
“Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”, shkruan Meta.
Më 27 maj, Shaip Kamberi dhe Koalicioni i shqiptarëve të Luginës kërkojnë për herë të tretë mbështetjen e shqiptarëve për të siguruar një vend në parlamentin e Serbisë pasi Gjykata Administrative në Beograd ka rrëzuar ankesën e Kolacionit të shqiptarëve të Luginës, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në njësinë numër 6 në Tërnoc.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Komente antishqiptare në “20 Minuten” për Alba festivalin, gazeta kërkon falje "Edhe pse fusha e komenteve ishte rregulluar nga redaktorët në atë mënyrë që çdo koment duhej...
-
Simpoziumi i LMSHZ-së, një sukses që po tërheq vëmendjen e shumë mjekëve shqiptarë në Zvicër
-
Kurti: Po punojmë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
-
Alba Festivali 2022 u përmbyll me shumë sukses, mirupafshim vitin tjetër!
-
Politikanët debatojnë mbi festivalin, në margjinat e Alba Festivalit
Jeta në Zvicër
-
Komente antishqiptare në “20 Minuten” për Alba festivalin, gazeta kërkon falje "Edhe pse fusha e komenteve ishte rregulluar nga redaktorët në atë mënyrë që çdo koment duhej...
-
Ouverture de l’URC2022 par le président de la Confédération Cassis, le président Zelensky et le premier ministre Chmyhal
-
Testi në Gjenevë: Kjo rrugë do të jetë pa vetura për 2 muaj
-
Inflacioni në Zvicër arrin në 3.4 për qind për muajin qershor
-
A duhet të shtrëngohen masat anti-Covid në Zvicër