Kosova
Përzgjedhësi i Kosovës kërkon maksimumin në fushën e gjelbër
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha në një konferencë për media ka folur për ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Zvicrës dhe Rumanisë
Ai mes tjerash deklaroi se detyrë e tij është ta ndryshojë mentalitetin e ekipit në mënyrë që lojtarët ta japin maksimumin në fushën e gjelbër.
Përballjen me Zvicrën e ka vlerësuar si shumë të vështirë, por ka thënë se do të bëjnë çmos për të marrë rezultat pozitiv, duke pasur parasysh se do ta kenë edhe përkrahjen e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas Glihas kjo ndeshje mund të kthejë entuziazmin në ekipin kombëtar, por ka pranuar se sa i përket këtij cikli kualifikues situata tashmë është shumë e komplikuar. Gjithsesi, ka thënë ai, është obligim i secilit që është pjesë e kombëtares që të jetë i gatshëm të japë gjithçka nga vetja për fanellën e Kosovës. Ai ka thënë se në ekipin kombëtar nuk luhet për para, por për krenari.
“Ne duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka gjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet e krenari dhe duhet ta tregojmë këtë në fushë. Duhet të ndryshojmë disa gjëra në ekip dhe gjëja e parë që duhet ta ndryshojmë është mentaliteti”, ka theksuar Gliha.
Ai ka thënë se në këtë grumbullim do të jenë edhe disa futbollistë të rinj, por ka insistuar se do të luajnë më të mirët dhe se fokusi do të jetë rezultati pozitiv në këto ndeshje. Ai foli edhe për rastin e Arbnor Mujës dhe Mirlind Dakut, të cilët së fundi vendosën të luajnë për Shqipërinë, teksa tha se lojtarë të tillë nuk duhet t’i humben.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Stacioni i trenit në Cyrih ofron “përvojën më të mirë premium” për udhëtarët Një renditje ndërkombëtare e 40 stacioneve hekurudhore e ka vlerësuar "Zürich Hauptbahnhof" si më të mirin... -
Alarm në Zvicër, paraqitet rasti i parë me Hantavirus -
Burri i veshur si kalë përballet me akuzë për keqtrajtim të kafshëve në Cyrih -
Gjeneva shqyrton mbylljen e disa pikave kufitare gjatë samitit të Group of Seven -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme














