Muzikë
Pesë ditë arti dhe kinemaje me festivalin “Kino Kosova” në Zvicër
“Kino Kosova” sjell kulturën dhe kinemanë shqiptare në Bernë
Për pesë ditë, “Kino Kosova” sjell kinemanë e Kosovës në Bernë të Zvicrës, duke prezantuar filma, koncerte, ekspozita dhe panele diskutimi. Edicioni i gjashtë i festivalit zhvillohet nga 10 deri më 14 shtator nën temën “Sense of Purpose”, që pasqyron tensionin midis ndjenjës së humbjes dhe gjetjes së forcës, duke sfiduar audiencën të reflektojë mbi rolin e artistit dhe komunitetit artistik në kohë të trazuar, transmeton albinfo.ch.
Drejtori artistik, Sabahet Meta, thekson se festivali synon të krijojë hapësira ku publiku mund të gjejë frymëzim dhe të ndjejë lidhjen me ngjarjet kulturore dhe politike në vend dhe botë.
Në program janë përfshirë filma nga regjisorë kosovarë si Samir Karahoda, Norika Sefa, Ilir Hasanaj, Ibër Deari, Besim Ugzmajli, Florenc Papas, Belkis Bayrak, Aulona Fetahaj, si dhe një pjesë filmash nga Portugalia, mysafire e këtij edicioni, në kuadër të programit “Close-up: Portugal”.
Festivali gjithashtu përfshin programin “Swiss Shorts” dhe projektin “Re-Connect”, bashkëpunim mes artistëve të rinj nga Kosova dhe Zvicra për të eksploruar tema si identiteti, trashëgimia kulturore, demokracia dhe të drejtat e njeriut.
Muzika shqiptare është e pranishme me performanca nga Agona Sporta, ndërsa ekspozita e artistit Yll Xhaferi dhe dy panele diskutimi përforcojnë temën e festivalit.
“Kino Kosova” nuk është thjesht një festival filmi; ai funksionon si një platformë që lidh komunitetet shqiptare dhe zvicerane, duke trajtuar çështje shoqërore, kulturore dhe politike dhe duke nxitur dialogun ndërkulturor. /Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me... -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë













