Lajme
Pesë fakte atipike që do t’ju bëjnë të jetoni më gjatë

Jetëgjatësia e një personi varet shumë nga zakonet që ai kultivon dhe shkencëtarët kanë dalë me pesë fakte që mund të tregojnë tendencën e një jete të gjatë.
Shkencëtarët thonë se gjenet ndikojnë vetëm në 23% të jetëgjatësisë, dhe gjithçka tjetër përcaktohet nga zakonet e jetesës që një person kultivon.
Hulumtimet moderne pretendojnë se këto 5 sinjale tregojnë se do të jetoni deri në një moshë shumë të vjetër:
1. Përshëndetja me dorë
“Sa më i fortë të jetë shtrëngimi i duarve, aq më gjatë do të jetojë një person”, tha një shkencëtar britanik që kreu studimin për rreth 25 vjet.
Forca e dorës është një tregues i qartë i punës aktive dhe sinkrone i të dy hemisferave. Ndërsa një shtrëngim duarsh i dobët tregon rënie mendore dhe prani të sëmundjeve kardiovaskulare.
2. Laprat e veshit
Mjekët e lashtë kinezë gjithashtu i konsideronin laprat e veshit si një tregues të jetëgjatësisë dhe shëndetit të zemrës.
Hulumtimet e shkencëtarëve nga Universiteti Fudan në Shangai konfirmuan vlefshmërinë e këtyre pohimeve të lashta: lëkura në llapën e veshit është jashtëzakonisht e ndjeshme edhe ndaj ndryshimeve më të vogla në rrjedhën e gjakut dhe, nëse nuk është një defekt i lindur, shërben si një shënues i presionit të lartë të gjakut, rrezikun e aterosklerozës, goditjes në tru dhe sëmundjeve koronare.
3. Zorrë të shëndetshme
Mikroflora e shëndetshme e stomakut është dukshëm e ndryshme nga ajo e sëmurë, sepse përmban më shumë baktere të dobishme, dhe diversiteti i tyre praktikisht nuk zvogëlohet me kalimin e moshës.
Lajmi i mirë është se mikroflora e stomakut mund të ripërtërihet.
4. Lythat
Edhe pse shumica e perceptojnë bollëkun e lythave në trup si një tregues alarmues, një studim i gjenetikëve amerikanë pohon se një numër i madh lythash tregojnë vetëm një mekanizëm gjenetik të mbrojtjes kundër plakjes së shpejtë të qelizave.
5. Optimizmi
Kjo është ndoshta shenja më e dukshme e jetëgjatësisë. Emily Rogalski, profesoreshë e neuroshkencës në Universitetin e Chikagos, publikoi rezultatet e hulumtimit të saj disa vite më parë.
Rezulton se optimizmi është një nga shenjat kryesore të jetëgjatësisë, sepse aftësia për t’u përshtatur lehtësisht me jetën dhe për të injoruar gjërat e vogla është rezultat i pranisë së neuroneve të rralla të boshtit në tru, të cilat u zbuluan nga një neurolog austriak. Këto neurone forcojnë lidhjet midis pjesëve të ndryshme të trurit, ndihmojnë në ruajtjen e neuroplasticitetit të tij, duke mbrojtur të gjithë trupin nga plakja./Telegrafi
E-Diaspora
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës” Kryeministri Kurti ka takuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës kandidatët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të...
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023
-
Përparim Avdili “merr ndihmën” e James Bondit për t’u zgjedhur deputet federal
-
Diaspora ka pranuar 2778 tekste të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë
-
Shqiptarja, pjesë e jurisë të “Miss USA 2023”
Jeta në Zvicër
-
Popullsia zvicerane ndihet më keq tani se para Covid 34% e të anketuarve thonë se nuk janë në shëndet të përsosur...
-
Pak vendosin helmeta në Zvicër
-
Tunelet do të jenë pa pagesë
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023