Kosova

Pesë raste me COVID-19 në Kosovë

Nga 358 testime, pesë persona kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, njoftoi IKSHPK.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.557.