Kosova

Pesë të vdekur dhe 437 raste me COVID-19 në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur dhe 437 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Personi më i ri i cili ka vdekur nga COVID-19 është një 30-vjeçar nga Obiliqi.