Turizëm
Pesë vende që duhet vizituar gjatë vitit 2019
Kultura, historia, natyra dhe ushqimi i tyre i bëjnë këto vende të jenë mjaft të preferuara. Ju mund të dëgjoni shumë për Londrën, Milanon, Parisin apo ishujt tropikal, por në fakt këto vende do t’ ju japin një tjetër eksperiencë që nuk do ta harroni kurrë.
Kompanitë e udhëtimeve dhe blogerët nëpër botë, sivjet, janë duke rekomanduar këto pesë vende si destinacione ideale për të përjetuar pushimet magjike, transmeton EO.
Pulia, Itali – Ndodhet në “thembrën e çizmes” dhe ka një natyrë dhe bregdet që nuk do ta harroni kurrë. Restorantet e tyre unike, pije dhe ushqimet e shijshme, arkitektura e bukur, historia e qytetit dhe çmimet e ulëta, janë disa nga pikat tërheqëse të këtij vendi të ngrohtë.
Ishujt Cook, Polinezia – Shumë njerëz udhëtojnë në Maldive dhe Bora Bora, por ishujt më të vegjël të njohur Cook, janë në Polinezi, aty ku banon parajsa e vërtetë e paprekur. I përbërë nga 15 ishuj, dy më të njohurat e saj janë Rarotonga dhe Aitutaki. Rarotonga është i njohur për plazhet dhe zhytjet e saj, ndërsa Aitutaki ka laguna të shumta piktoreske.
Lombardia, Itali – Këtu është filmuar filmi “Call me by your name” dhe me siguri shumicën e skenave të tij do t’i shihni edhe në qytetin që do të vizitoni. Shumë persona e dinë se Milano dhe Liqeni i Comos janë pjesë e Lombardisë, por përveç kësaj, rajoni është relativisht i panjohur. Shtëpitë unike, arkitektura, natyra e qetë, vera cilësore dhe liqenet magjepsëse, rrugët me kalldrëm dhe dizajni moderne e romantik është mahnitës në gjithë rajonin.
Namibia, Afrikë – Këtu perëndimi i diellit dhe qielli i natës janë dy nga veçoritë më të bukura në gjithë botën. Është një vend që është aq i zhytur në kulturën, historinë dhe bukurinë natyrore që ju do ta përjetoni me shumë pasion dhe intensitet. Këtu do të përjetoni një zgjim të vërtetë shpirtëror dhe është një vend që ju ndihmon të kuptoni se sa e pabesueshme është bota jonë.
Mexico City, Meksikë – Ushqimi mahnitës, arkitektura e bukur dhe mënyra e jetesës do t’ju tërheqin mjaft në këtë vend.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














