Lajme
Pesë viktima në një aksident tragjik në Luksemburg, dyshohet se tre janë shqiptarë
Luksemburg, pesë jetë të humbura në një përplasje të rëndë, në mesin e tyre edhe shqiptarë
Raportohet një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mbrëmje në Luksemburg, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona. Ngjarja tragjike u regjistrua në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid, ku një veturë dhe një furgon u përplasën ballë për ballë, transmeton albinfo.ch.
Referuar raportimeve të mediave lokale, mes tyre edhe infos.rtl.lu, përplasja shkaktoi shpërthim të menjëhershëm zjarri, duke shkatërruar plotësisht të dy automjetet dhe duke mos lënë të mbijetuar.
Raportimet e para nga komuniteti shqiptar në Luksemburg sugjerojnë se tre prej viktimave janë shqiptarë, teksa fotografitë e tyre janë shpërndarë në rrjete sociale. Megjithatë, identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga autoritetet e Luksemburgut dhe as nga institucionet shqiptare apo kosovare.
Policia vendore ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhet publikimi i identitetit të plotë të viktimave.
Ky është një ndër aksidentet më të rënda të viteve të fundit në Luksemburg, që ka tronditur si opinionin vendas, ashtu edhe komunitetin e gjerë shqiptar që jeton atje./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










