Lajme
Pesë vjet burg shefit të anti-korrupsionit
Gjykata e Pejës gjeti fajtor ish-prokurorin Nazmi Mustafi, duke ia shqiptuar një dënim prej 5 vjetësh burg dhe 10 mijë euro gjobë, për shpërdorim të detyrës zyrtare
Nazmi Mustafi, ish shef i Task-Forcës Kundër Korrupsionit, është dënuar me 5 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë, për korrupsion dhe armëmbajtje pa leje. Verdikti ndaj Mustafit dhe tre të akuzuarve të tjerë, u shpall të enjten në Gjykatën Themelore të Pejës.
Gjykata e Pejës gjeti fajtor ish-prokurorin Mustafi, duke ia shqiptuar një dënim prej 5 vitesh burg dhe 10 mijë euro gjobë për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.
Po ashtu me këtë rast u shpallën fajtorë edhe Reshat Zherka e Xhelal Zherka të cilët po ashtu u dënuan nga Gjykata e Pejës.
Vëllezërit Zherka u dënuan me nga 4 vjet burgim dhe nga 10 mijë euro gjobë, ndërsa Mirela Ndoci u shpall fajtore për ndihmë në keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe u dënua me 6 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë, raporton QIK.
Prokurori i rastit ka kërkuar që vëllezërve Zherka t’iu vazhdohet paraburgim deri në aktgjykimin përfundimtar për shkak të rrezikshmërisë së arratisjes. Ndërkaq, për shkak se është treguar bashkëpunues me Gjykatën, prokurori ia ka lënë trupit gjykues të vendosë për paraburgimin e Mustafit.
Ndërsa Nazmi Mustafi ka thënë se ai gjithmonë e ka respektuar gjykatën dhe do të vazhdojë ta respektojë. “Unë nuk kam nevojë të largohem askund. Ende e ndjej veten të pafajshëm. Jam në gjendje të paraqitem para gjykatës sa herë një gjë e tillë të më kërkohet”, ka thënë ai.
Ish-shefi i Task-Forcës Kundër Korrupsionit, Nazmi Mustafi, ishte arrestuar me 2 prill të vitit 2012 nga policia e EULEX-it, nën dyshimin se në cilësinë e prokurorit me qëllim të përfitimit personal, kishte angazhuar “sekserë” për të komunikuar me personat që po i hetonte, duke kërkuar para në këmbim të lirimit të tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti
Jeta në Zvicër
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit













