Peticion për të demantuar raportin e Martyt
Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të organizohet nënshkrimi i peticionit
Organizatat e dala nga lufta në Kosovë kanë njoftuar se ka filluar sot nënshkrimi i peticionit kundër raportit të Dick Martyt, i cili pastaj do t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në Kosovë, në çdo qendër komunale do të vendosen tavolinat e posaçme, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë që përmes nënshkrimit të tyre të kundërshtojnë këtë raport fyes për kombin shqiptar, thuhet në një njoftim të organizatave të UÇK-së.Nënshkrimi i këtij peticioni është organizuar nga udhëheqjet e organizatave të luftëtarëve të UÇK-së dhe kjo ka hasur në përkrahje të spektrit politik shqiptar, organizatave studentore dhe shoqërisë civile anekënd trojeve shqiptare, thuhet më tutje dhe jepet teksti i arsyetimit të peticionit.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













