E-Diaspora
Petkovic rikthen Kasamin
Përzgjedhësi i ri zviceran ka zbuluar listen e tij të 23 lojtarëve për ndeshjen kundër Anglisë në Basel. Barnetta dhe Ziegler mbeten jashtë ekipit.
Pasi që kishte munguar në botëror, Pajtim Kasami bën rikthimin e tij në kombëtaren e Zvicrës. Pasardhës i Ottmar Hitzfeldit në timonin e kombëtares zvicerane të futbollit, Vladimir Petkovic, po ashtu ka përzgjedhur tre lojtarë fillestarë.
Gjëja që bie në sy pas shikimit të listës së të ftuarve të Petkovic është rikthimi i Kasamit, i cili ka nënshkruar për klubin grek të Olimpiakosit këtë verë. Lojtari 22-vjeçar është ftuar për ndeshjen e 8 shtatorit kundër Anglisë në Basel, në kuadër të eliminimeve për “Euro 2016”. Ish- kampioni i botës (U-17) nuk ishte ftuar që nga miqësorja kundër Koresë së Jugut në nëntor të vitit të kaluar.
Rikthimi tjetër është ai i Fabian Frei, i cili që nga shkurti 2012 nuk kishte veshur fanellën e kombëtares së Zvicrës. Të tjerët janë Silvan Widmer, 21 vjeç, shumë aktiv dhe talent anësor i klubit italian të Udinesës, dhe ish-lojtari 22-vjeçar i FCZ, Loris Benito, tashmë lojtarë i Benfica Lisbonës.
Kroati Petkovic ka vendosur që Marwin Hitz të luaj si portier i tretë për shkak të mungesës së Diego Benaglio (i cili është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar) pas Yann Sommer dhe Roman Bürki. Është hera e pare që Hitz ftohet në kombëtaren e Zvicrës.
Pjesa tjetër e ekipit përbëhet ekskluzivisht nga lojtarë të cilët ishin prezent në Botërorin “Brazili 2014” në qershor. Të vetmit që mungojnë janë Reto Ziegler, i cili është në kërkim të një klubi, Tranquillo Barnetta, lojtar i Schalke, Mario Gavranovic, i lënduar edhe për një kohë të gjatë, dhe Michael Lang, që mund të konsiderohet pjesë e fillimit të keq të sezonit të GC.
Përbërja e ekipit:
Portierë: Roman Bürki (Fribourg), Marwin Hitz (Augsbourg), Yann Sommer (Mönchengladbach).
Mbrojtës: Loris Benito (Benfica), Johan Djourou (Hambourg), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Fabian Schär (Bâle), Philippe Senderos (Aston Villa), Steve Von Bergen (Young Boys), Silvan Widmer (Udinese).
Mesfushorë: Valon Behrami (Hambourg), Blerim Dzemaili (Naples), Gelson Fernandes (Rennes), Fabian Frei (Bâle), Gökhan Inler (Naples), Pajtim Kasami (Olympiakos), Valentin Stocker (Hertha Berlin), Granit Xhaka (Mönchengladbach).
Sulmues: Josip Drmic (Bayer Leverkusen), Admir Mehmedi (Fribourg), Haris Seferovic (Eintracht Francfort), Xherdan Shaqiri (Bayern Munich).
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











