Futboll
Pierluigi Tami: Rëndësia që kishte Xherdan Shaqiri për Zvicrën ishte e madhe
Tami flet për rëndësinë që kishte Shaqiri te Zvicra
Drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës, Pierluigi Tami, ka thurë lavde për sulmuesin e Baselit, Xherdan Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
Ai ka vlerësuar kontributin e tij te Zvicra.
“Në Kampionatin Evropian, kur Xherdani u paraqit, e pamë se sa i rëndësishëm ishte. Ai e pranoi vendimin e Muratti dhe ishte një model për të gjithë të tjerët. Ai nuk mund të ishte i kënaqur me situatën e tij në stol dhe ishte gjithmonë gati kur Murati i besonte. Gjithmonë në fushë jepte përgjigje të fortë. Dhe, këto përgjigje pozitive ishin të mundshme, sepse sjellja e tij ishte shumë e mirë”, ka thënë Tami për “bluwin.ch”.
Ai është i lumtur për kthimin e Shaqirit te Baseli. “Jam i lumtur për të që është kthyer në Zvicër dhe do të jetë avantazh për lojtarët e rinj në Basel. Paraqitja e mirë vjen edhe kur je pozitiv në stërvitje, kur investon gjithçka në stërvitje. Dhe nga ajo që kam parë, ai tashmë është përmirësuar, përfshirë edhe nivelin fizik të tij”, ka theksuar Tami.
Shaqiri kishte karrierë impresive me përfaqësuesen, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë. Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri.
Ai po kalon formë të mirë me Baselin këtë edicion. 33-vjeçari me fanellën e Baselit ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në dhjetë ndeshje në Superligë, ndërsa ka edhe një gol për Kupë të Zvicrës.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












