E-Diaspora
Plagos dy rumunë, arrestohet pas një operacioni të madh me helikopterë
Pas një mosmarrëveshje, një shqiptar nga Kosova (42) ka plagosur dy rumunë, njëri është në gjendje të rëndë, derisa tjetri ka pësuar lëndime më të lehta, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave austriake, i dyshuari, Jeton N. është kapur nga policia, pas një kërkimi të madh me helikopter.
Të tre burrat ishin në një kopsht të një shtëpie, ku po jetonte njëri nga dy rumunët, në Amstetten, dhe pas një mosmarrëveshje, 42-vjeçari ka gjuajtur me pistoletë, duke plagosur rëndë një rumun 41-vjeçar, derisa një rumun tjetër 25-vjeçar ka pësuar lëndime më të lehta.
Jetoni ishte arratisur, megjithatë mbi 60 policë ishin në gjendje ta arrestonin, me ndihmën edhe të helikopterëve.
Të tre burrat e njihnin njëri-tjetri dhe kishin pasur mosmarrëveshje për një grua ose për para.
I arratisuri do të intervistohet, ashtu si edhe dy të plagosurit, megjithatë, asnjëherë prej tyre nuk di gjermanisht.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












