Lajme
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron
Plani amerikan me 28 pika përfshin lëshime të mëdha nga Ukraina ndaj Rusisë. Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul paralajmëron, se një marrëveshje ka kuptim, nëse ofron garanci se do të zgjasë, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Jashtëm Johann Wadephul, duke iu referuar planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi rëndësinë e një paqeje të besueshme dhe afatgjatë. “Ajo që mund të quhet paqe duhet të jetë një paqe e besueshme dhe e drejtë”, tha Wadephul për televizionin gjerman, ARD, “tagesthemen”.
“Mund të jetë që jemi në prag të një armëpushimi. Nëse do të jetë një marrëveshje paqeje, kjo është ende shumë e hapur.” Një marrëveshje paqeje ka kuptim vetëm nëse ofron një garanci se do të zgjasë. Por garancitë e sigurisë – të cilat deri më tani përshkruhen vetëm në mënyrë të paqartë në planin amerikan – kanë rëndësi të madhe, sipas Ministrit të Jashtëm gjerman.
Rrezik i një sulmi të ri rus
Wadephul theksoi se Rusia e filloi luftën, ajo refuzon një armëpushim dhe “shkel ligjin ndërkombëtar dhe thjesht vazhdon të qëllojë”. Ai paralajmëroi për rrezikun që Rusia, e cila aktualisht është e angazhuar në një grumbullim masiv ushtarak, të sulmojë përsëri pas një marrëveshjeje paqeje.
“Dyshoj se kjo do të jetë e mundur shumë shpejt”, vazhdoi Wadephul. Gjermania dhe partnerët e saj evropianë janë “avokatë të Ukrainës” dhe do të përfaqësojnë interesat e Evropës në këtë proces. Plani i qeverisë amerikane përmban pika “që sipas nesh, sipas perspektivës evropiane vlerësohen ndryshe”. Shumë nga këto pika duhet të diskutohen përsëri. Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Në fund të fundit, megjithatë, është “vendim sovran i Ukrainës” se çfarë nënshkruan dhe çfarë jo.
Wadephul paralajmëron nga nxitimi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ushtruar tani presion mbi Ukrainën duke lëshuar një ultimatum duke kërkuar pranimin e planit deri të enjten – përndryshe, ai me sa duket synon të tërheqë mbështetjen e SHBA-së. Megjithatë, Wadephul paralajmëroi kundër “nxitimit” në një intervistë me programin e lajmeve “tagesthemen”.
Plani, i paraqitur nga SHBA-të si një hap drejt paqes, përfshin 28 pika. Ai kërkon lëshime të shumta nga Ukraina ndaj Rusisë. Wadephul shpjegoi se detajet vetëm kohët e fundit u ishin bërë të njohura evropianëve. Një kundërpropozim po hartohet “me shumë urgjencë”. “Ka ende shumë punë për t’u bërë”.
Siç njoftoi qeveria britanike, partnerët e Ukrainës do të takohen në margjinat e samitit të G20 për të diskutuar një armëpushim të plotë. Kryeministri Keir Starmer theksoi, se Britania do të vazhdojë koordinimin e ngushtë me Uashingtonin dhe Kievin për të arritur paqen në Ukrainë./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe Klasë e orë të reja për fëmijët shqiptarë në Sheffield, Rotherham, Chesterfield dhe Doncaster... -
Dortmund
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje mërgimtarit nga Kosova që shpëtoi katër persona nga mbytja -
SHBA
9-vjeçari shqiptar fiton dy medalje në Olimpiadën e Amerikës -
“Nga talenti në ndikim: fuqia ekonomike e diasporës” -
Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit
Jeta në Zvicër
-
Faturat në letër do të jenë falas? Parlamentarët kërkojnë heqjen e tarifave Politikanët në Zvicër po kërkojnë ndalimin e tarifave që kompanitë e mëdha vendosin për faturat në... -
Krimi me AI në Schwyz: Miliona zhduken nga kompanitë -
Demonstratë kundër Forumit Ekonomik Botëror shkakton trazira në Cyrih, digjet flamuri amerikan -
Në Zvicër, faturat mjekësore në 2026 vijnë me QR Code për rimbursime më të shpejta -
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm












