Lajme
Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten
Një masë e madhe pluhuri nga shkretëtira e Saharasë pritet të mbulojë Zvicrën të premten. Erërat e forta nga jugu po e sjellin pluhurin, pasi ai tashmë ka kaluar mbi Spanjë dhe Francë. Ekspertët thonë se ky do të jetë episodi më i fortë i vitit deri tani, përcjell albinfo.ch.
Sipas Meteonews, pluhuri po udhëton falë një rryme të fuqishme që është krijuar mes presionit të lartë në Evropën Lindore dhe një depresioni në Atlantik. Të enjten në mbrëmje pritet të ndihen përqendrimet e para të pluhurit, por kulmi i tij do të jetë të premten në mbrëmje.
Qielli do të bëhet i verdhë dhe mund të bjerë “shiu i gjakut”
Këto fenomene ndodhin disa herë në vit. Ajri bëhet i turbullt dhe merr ngjyrë të verdhë ose të kafenjtë. Kur bie shi, krijohet ajo që quhet “shiu i gjakut”, pasi pika të kuqërremta apo kafe bien mbi makina, trotuare dhe borë. Ky pluhur, i përbërë kryesisht nga kuarci, nuk është shumë i rrezikshëm për shëndetin, ndryshe nga grimcat e ndotjes së trafikut.
Pluhuri ka edhe anë pozitive
Pluhuri i Saharasë nuk është vetëm problem. Ai përmban substanca natyrale si kuarc, argjilë dhe lëndë organike që ndihmojnë në fertilizimin e tokës. Madje, një pjesë e këtij pluhuri mbërrin çdo vit deri në pyjet e Amazonës dhe ndihmon bimësinë atje.
Gjithashtu, retë e pluhurit veprojnë si një filtër që pengon ngrohjen e deteve dhe frenon formimin e uraganeve.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane Shumica e njerëzve në Zvicër konsiderohen si klasë e mesme, megjithatë pasiguria financiare është e zakonshme:... -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër












