Lajme
“Po” e qartë për taksën kantonale për qentë në Solothurn
Nga data 18 maj 2025, të gjithë pronarët e qenve në kantonin Solothurn do të duhet të paguajnë një taksë kantonale prej 35 frangash për çdo qen. Në një votim publik, 66% e votuesve thanë “po”, ndërsa 34% ishin kundër.
Qëllimi i taksës
Të ardhurat nga kjo taksë rreth 725,000 franga do të përdoren për të mbuluar një pjesë të kostove të shërbimit veterinar, përfshirë kontrollet për mirëqenien e kafshëve dhe luftimin e sëmundjeve të kafshëve.
Kjo taksë do të jetë shtesë ndaj asaj komunale, e cila varion nga 50 deri në 200 franga në varësi të komunës. Komunat përdorin këto të ardhura për shërbime si zbrazja e koshave të mbetjeve Robidog, transmeton albinfo.ch.
Konteksti dhe përkrahja politike
Shumica e Këshillit Kantonale dhe qeverisë e përkrahën këtë masë, duke argumentuar se është e drejtë që pronarët e qenve të kontribuojnë për kostot që shkaktojnë kafshët e tyre. Përkrahësit vlerësojnë vendimin si të arsyeshëm në një kohë ku buxheti i kantonit është në masa kursimi.
Kundërshtimet dhe fushata kundër
Kundërshtarët, përfshirë përfaqësues nga FDP dhe SVP, e kundërshtuan taksën duke argumentuar se nuk bazohet në parimin “ndotësi paguan”, pasi të gjithë pronarët do të duhet të paguajnë, pavarësisht nëse qentë e tyre krijojnë kosto apo jo. Sipas Freddy Kreuchi (FDP), mjaft qytetarë nuk e kishin kuptuar që bëhej fjalë për një taksë kantonale, jo komunale.
Ndryshime shtesë në ligjin për qentë
Ligji i ri për mbajtjen e qenve sjell edhe dy ndryshime të tjera:
Qentë ndihmës janë të përjashtuar nga taksa (përfshirë qentë për të verbërit, qentë që sinjalizojnë krizat epileptike dhe qentë ndihmës për autizëm).
Ndalohet ndalimi i përgjithshëm për qentë me përzierje racash që përmbajnë karakteristika të racave të listuara. Tani do të jetë e mundur që edhe këta qen të licencohen.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











