Lajme
Po punonin në të zezë: Arrestohen dy boshnjakë dhe një kosovar
Policia Kantonale e Cyrihut në mëngjesin e të enjtes me rastin e një kontrollimi të bërë në shumë kantiere ndërtimi, ka arrestuar disa punëtorë që punonin ilegalisht (në të zezë)
Sipas një komunikate të Policisë së Kantonit të Cyrihut, të enjten në mëngjes, duke filluar nga ora 8, ajo, në bashkëpunim me specialistët nga Zyra për Ekonoimi dhe Punë, kanë kontrolluar disa kantierë në qarkun e Horgenit, shkruan polizeinews.ch. Me atë rast, kontrollimit i janë nënshtruar rreth 80 punëtorë, bashkë me punëdhënësit e tyre.
Për rrjedhojë, janë arrestuar një kosovar 22-vjeçar dhe një boshnjak 25-vjeçar, transmeton albinfo.ch. Ata janë kapur duke punuar pa lejen përkatëse të punës. Është arrestuar po ashtu edhe punëdhënësi i tyre, një 53-vjeçar nga Bosnja.
Të tre personat do të paditen në Prokurorinë Publike kompetente për shkelje të ligjit mbi të huajt dhe integrimin si dhe atij të punës.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike