Kosova
Po shqyrtohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë
Presidenti Hashim Thaçi po e përcjell gjendjen e krijuar nga shpërndarja e virusit covid-19, për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Zyra e Presidentit ka njoftuar se nëse kreu i shtetit e vlerëson të nevojshme, do ta shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
”Presidenti është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm. Nëse e vlerëson të nevojshme, do të shpallë edhe gjendje të jashtëzakonshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit për Gazetën Express.
Qeveria e Kosovës, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, e ka shpallur gjendjen emergjente të shëndetit publik.
Në Kosovë tashmë janë konfirmuar 15 raste të infektuara me virusin covid-19, i njohur si koronavirus.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme parashihet me Kushtetutë të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë













