Lajme
Podgoricë: Protestohet nën sloganin “Putini është vrasës”
Në qendër të Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi, nën sloganin “Putini është vrarës” sot është zhvilluar një protestë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, shkruan albinfo.ch.
Dhjetëra persona u mblodhën në sheshin qendror të Podgoricës, duke mbajtur në dorë pankarta që kërkonin lirimin e liderit opozitar rus, të burgosur, Alexei Navalny.
Kjo protestë ishte pjesë e një fushate të organizuar nga ekipi i Navalny në gjithë botën me sloganin “Putini është vrasës”, protesta që po mbahen për ta shënuar trevjetorin e tentim vrasjes të Navalny, për çka ai ishte evakuuar nga Rusia në Gjermani për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor të epokës sovjetike.
Më 17 gusht, SHBA-ja i sanksionoi katër rusë, për të cilët thuhej se ishin të përfshirë në helmimin e Navalny, dhe të cilët janë të lidhur me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë.
Kremlini e ka mohuar përfshirjen në helmimin e Navalny, i cili u arrestuar pasi u kthye në Moskë nga Gjermania në janar të vitit 2021.
Opozitarit rus, Alexei Navalny, i janë shqiptuar dy dënime me burg, me 11 vjet dhe 19 vjet, nën akuzat për ekstremizëm dhe përvetësim.
Tbilisi, Auckland, Podgorica, Samara🇷🇺 pic.twitter.com/kv8SvPps6y
— Roman M🐦 (@Fbeyeee) August 20, 2023
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













