Shkurt.ch
Policët ndërhyjnë për t`i qetësuar, azilkërkuesit i gjuajnë me gurë
Udhëheqja e kampit kishte vendosur që krerët e trazirave t`i ndante nëpër qendra tjera azili. Por kjo sërish ka shkaktuar sërsish trazira, aq sa banorët kanë hedhur gurë mbi policët
Shprehja e dhunshme e pakënaqësisë së banorëve të qendrës për strehim të azilkërkuesve të rinj në Kriens të Lucernit ka bërë që të ndërhyjë policia e qytetit me një numër të madh policësh për të qetësuar gjendjen. Sipas komunikatës së lëshuar sot, ngjarja ka ndodhur mnbrëmë (e premte) rreth orës 19, shkruan SDA.
Trazira në këtë qendër ka pasur edhe të enjten. Për këtë arsye, udhëheqja e kampit kishte vendosur që krerët e trazirave t`i ndante nëpër qendra tjera azili. Por kjo sërish ka shkaktuar trazira, aq sa banorët kanë hedhur gurë mbi policët, transmeton albinfo.ch. Janë shkaktuar dëme në ndërtesën e kampit dhe në mobile. Policia ka ndërhyrë me sprej.
Policia e Lucernit më tutje thotë se gjendja është qetësuar rreth orës 21. Tre nga azilkërkuesit e rinj janë ndaluar përkohësisht ndërsa dy të tjerë po atë natë janë transferuar në qendra tjera të azilit.
Shkak për pakënaqësinë që ka përshkallëzuar në konflikt fizik, ka qenë ndryshimi i trajtimit të azilkërkuesve të rinj, shkruan “Luzerner Zeitung”. Ata kishin ardhur nga qendra tjera ku ishin paguar më mirë dhe kishin pasur mundësi të përgatisnin ushqimin vetë me paratë që merrnin.
Ndërsa në qendrën e re, atyre u përgatitet ushqimi nga mensa por marrin më pak para në dorë, transmeton albinfo.ch. Këtu, azilkërkuesit deri në moshën 16 vjeçare marrin nga 3 franga në ditë ndërsa mbi këtë moshë, nga 6 franga.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën