Lajme
Policët qëllojnë me armë pasi që shqiptari i kërcënon me pistoletë
25-vjeçari shqiptar, sipas policisë u kishte drejtuar armën para arrestimit. Si përgjigje, një oficer policie kishte shtënë me armë.
Në mbrëmjen e të premtes në një operacion policor në Kreuzlingen (Thurgau) një polic është detyruar të qëllojë me armë.
Policët kishin shkruar të ndërhynin pasi që ishte raportuar se një italiane 15 vjeçare ishte ngacmuar nga disa djem, shkruan tagblatt.ch.
Fillimisht babai i saj kishte provuar të përballet me burrat, gjë që çoi në një sherr. Babai 59 vjeçar është goditur disa herë dhe është kërcënuar me një pistoletë, transmeton albinfo.ch. Vetëm pasi arritën patrullat e policisë tre personat e përfshirë, kanë ikur nga vendi i ngjarjes
Por, pas një kontrolli të shkurtër, policia ka arrestuar afër stacionit të trenit një 19-vjeçar algjerian dhe dy shqiptarë të moshës 25 dhe 29 vjeçe. 25-vjeçari shqiptar, sipas policisë u kishte drejtuar sërish armën para arrestimit. Si përgjigje, një oficer policie kishte shtënë me armë. Askush nuk është lënduar.
POliia nuk ka dashur të japë hollësi rreth asaj si ka ndodhur e shtëna nga polici. Prokurori publik i Kreuzlingenit është duke hetuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe ka hapur një hetim penal. Është konfiskuar edhe arma e personit që kishte kërcënuar me të.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













