Uncategorized
Policët vrasin personin që i kishte sulmuar me thikë
Policët ishin ndeshur në shkallët e ndërtesës me një person i cili i kishte sulmuar ata me thikë. Pas një të shtëne frikësimi, njëri nga policët kishte shkrepur disa plumba edhe drejt 27 vjeçarit
Në lokalitetin Bex të Kantonit Vaud në mbrëmjen e të dielës policia ka vrarë një person 27 vjeçar. Siç bën të ditur Policia Kantonale, vrasja ka ndodhur në vetëmbrojtje pasi që personi në fjalë i ka sulmuar policët me thikë, njofton Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, sda.ch.
Policia ishte alarmuar nga një banor i një ndërtese banimi i cili ishte ankuar se dikush kishte thyer derën e një banese dhe kishte hyrë në të. Kur kishin ardhur, policët ishin ndeshur në shkallët e ndërtesës me një person i cili i kishte sulmuar ata me thikë, transmeton albinfo.ch. Pas një të shtëne frikësimi, njëri nga policët kishte shkrepur disa plumba edhe drejt 27 vjeçarit.
Përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar përmes reanimimit nga personeli i ndihmës së shpejtë, i qëlluari me armë kishte vdekur në vendin e ngjarjes.
Polici i cili e ka qëlluar personin tashmë të vrarë, është marrë në pyetje nga prokuroria.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












