Kosova
Policëve në Kosovë u ndalohen kafenetë dhe shkuarja në xhami
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka njoftuar se pjesëtarëve të Policisë u është ndaluar shkuarja në lokale dhe në xhami, shkruan albinfo.ch
Ai ka njoftuar se orari në polici respektohet 100 për qind. “Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në lokale gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, ka thënë Qalaj.
Ai ka njoftuar po ashtu se do të shtohet edhe numri i policëve në Njësinë Speciale. Ndërsa ministri Mustafa ka deklaruar se dikasteri që ai e udhëheq ka për qëllim luftimin e krimit dhe të korrupsionit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?













