Bota

Policia arreston emigrantin për vrasjen e një polici në Kaliforni

Një imigrant pa dokumenta, i dyshuar për vrasjen e një polici në shtetin perëndimor të Kalifornisë, është kapur, duke i dhënë fund përpjekjeve dy-ditore për arrestimin e tij. 

Vrasja e policit ndodh në një kohë kur qeveria federale është mbyllur pjesërisht për shkak të këmbënguljes së Presidentit Trump që Kongresi të miratoj[ 5 miliardë dollarë fonde për ndërtimin e murit me Meksikën për të ndalur hyrjen e paligjshme të imigrantëve në vend, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch. 

Gustavo Perez Arriaga, një shtetas 32-vjeçar i Meksikës, u arrestua të premten.

Policia në Modesto të Kalifornisë publikoi një fotografi të të dyshuarit Arriaga në faqen e saj zyrtare në Facebook, së bashku me fotografitë e dy bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar, Ana Leyde Cervantes, 30 vjeç, e përshkruar si e dashura e Arriagës dhe Conrado Virgen Mendoz, vëllai i Arriagës.

Gustavo Perez Arriaga akuzohet për vrasjen e policit Sonil Singh nga qyteti Newman në Kaliforni, pasi ishte ndaluar nën dyshimin për ngarje të makinës nën ndikimin e alkoolit.

Sherifi i distriktit Stanislaus, Adam Christianson fajësoi ligjin e shtetit që strehon imigrantët e paligjshëm, për vdekjen e policit Singh, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.

“Ne nuk mund të injorojmë faktin se kjo mund të ishte e parandalueshme. Sipas ligjit SB 54 në Kaliforni (që praktikisht e bën Kaliforninë një “vend-strehim të sigurt” duke legalizuar dhe standardizuar politikat e mos-bashkëpunimit mes forcave ligjzbatuese të shtetit dhe autoriteteve federale të imigracionit), pavarësisht dy arrestimeve për ngarje të makinës nën ndikimin e alkoolit dhe disa urdhër-arresteve të tjera aktive për këtë kriminel, forcat e zbatimit të ligjit e kishin të ndaluar ndarjen e informacionit me autoritetet federale të imigracionit në lidhje me këtë anëtar të bandës kriminale.”

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, kundërshtoi pretendimet e Sherifit Christianson se zyrtarët nuk mund të raportonin të dyshuarin Arriaga tek autoritetet e imigracionit.

Zëdhënësi i guvernatorit Brown tha se ligji “lejon plotësisht ndarjen e informacionit për anëtarët e bandave të rrezikshme”.

Polici i vrarë ishte gjithashtu një imigrant, që kishte ardhur në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara nga Fixhi për të përmbushur ëndrrën e tij për t’u bërë oficer policie.

Incidenti fatal ndodh në mes të mbylljes së pjesshme të qeverisë federale, të shaktuar nga kërkesa e Presidentit Donald Trump që Kongresi të ndajë 5 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri në kufirin e SHBA-Meksikë.