Shkurt.ch
Policia e ruan Konsullatën Serbe në Cyrih: Frikë nga “sulmet e shqiptarëve”?!
Tages Anzeiger i referohet shtypit serb, sipas të cilit shtimi i nivelit të sigurisë është bërë nga frika prej reagimeve të mundshme të shqiptarëve të indinjuar nga arrestimi i Ramush Haradinajt!
Prej disa ditësh, kalimtarët mund të shohin një makinë policie të parkuar para ndërtesës së Konsullatës Serbe në Cyrih, shkruan tagesanzeiger.ch. Makina qëndron aty gjatë gjithë kohës së orarit të punës së konsullatës duke e vëzhguar ndërtesën e saj.
E pyetur nga tages anzeiger, policia e qytetit të Cyrihut ka udhëzuar gazetarët te Policia Federale (Fedpol), e cila është përgjegjëse për sigurinë e përfaqësive të huaja, transmeton albinfo.ch. Zëdhënësja e Dedpolit, Lulzana Mustafa thotë se “bazuar në analizat mbi kërcënimet, Fedpol u propozomn policive kantonale dhe atyre të qyteteve masa sigurie për përfaqësitë e huaja në Zvicër. Informacione të tjera lidhur me masat e ndërmarra për përfaqësitë konkrete, nuk mund të japim, për shkaqe sigurie”.
Ndërkaq Tages Anzeiger për të gjetur arsyen e masave shtesë para Konsullatës së Serbisë, i referohet shtypit serb i cili bën të ditur se një ngritje e nivelit të sigurisë është bërë edhe në përfaqësitë serbe në Bruksel, Itali, Turqi, Greqi, SHBA dhe Gjermani. Dhe kjo shpjegohet me reagimet e mundshme të shqiptarëve të indinjuar nga arrestimi i Ramush Haradinajt.
“Pas reagimeve të para të mllefosura nga Kosovë dhe diaspora kosovare, ministri i jashtëm serb Ivica Dacic kishte thënë se i sheh në rrezik ambasadorët serbë. Ndërsa shtypi i verdhë serb pastaj publikoi një artikull në të cilin flet për një “plan të skëterrshëm të terroristeve shqiptarë”, të cilët gjoja kanë planifikuar kidnapimin e ambasadores serbe në Bruksel. Autorët e tekstit u referoheshin raporteve të shërbimit rus të informimit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
SHBA
30 medalje për Kosovën në SHBA, nxënësit shkëlqejnë në NEO Science Olympiad Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në NEO Science Olympiad 2026 në SHBA... -
Gjeniu nga Kosova që ndërton avionë dhe dronë nga materiale të riciklueshme -
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara












