Shqipëria
Policia e shtetit arreston 10 persona për trafikim me narkotik
Policia e Shtetit me anë të një operacioni gjatë ditës së sotme ka identifikuar dhe arrestuar dhjetë persona me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj para gazetarëve ka thënë se pas një hetimi shtatë mujorë me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” kanë finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për dhjetë persona.
53 vjeçari me inicialet Sh. Sh, 48 vjeçari E.V, 30 vjeçari E. F, 47 vjeçari Y. G sipas policisë, nën drejtimin dhe organizimin e 53 vjeçarit Sh.Sh, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.
Policia në cilësinë e provave ka sekuestruar, përzierës për lëndën narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, telefona celular, 3 automjete, një sasi lekësh dhe eurosh.
Gjithashtu në funksion të këtij operacioni janë arrestuar më parë edhe shtetasit K. K, A. Zh, T. N, J, B, F. A.
Materialet proceduriale i janë referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Policia e Shtetit në kuadër të një operacioni për rreth tetë muaj ka arrestuar 120 persona dhe ka konfiskuar mbi 10 milion euro.
E-Diaspora
-
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg Ekspozita, dokumentar dhe muzikë: Kosova prezantohet në Hamburg ... -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet











