Shkurt.ch

Policia Kantonale e Thurgaut këshillon që të mos i lini paratë në veturë

Disa persona kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të gatshme nga një veturë në Kreuzlingen të mërkurën

Pak para mesditës, disa persona ka hapur një veturë të parkuar në Leubernstrasse.

Nga kutia, ai kishte vjedhur një zarf me para të gatshme, që sipas palës së dëmtuar përmbante 20,000 franga, njofton policia zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Më pas, autorët ishin larguar në një drejtim të panjohur. Autoritetet janë njoftuar me rastin dhe kanë filluar hetimet.

Policia kantonale e Thurgau këshillon që të mos i lini paratë në veturë, madje as për një kohë të shkurtër apo në vende që nuk janë të sigurta, si garazhe private nëntokësore.