Lajme
Policia maqedonase vret dy të rinj shqiptarë
Raportohet se të vrarët janë Imran Mehmeti, 29 vjeç dhe Besnik Shehapi, 26 vjeç
Një pjesëtarë i policisë ka vrarë dy të rinj në Gostivar, pas një zënke për parkimin e makinës.
Sipas MPB-së, vrasësi është Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça.
Ai ka vrarë dy të rinjtë pas një konflikti për parkimin e makinave. Polici ka shtënë në drejtim të të rinjve me pistoletën e tij zyrtare, mirëpo nuk ka qenë në detyrë, raportojnë mediet maqedonase.
Raportohet se të vrarët janë Imran Mehmeti, 29 vjeç dhe Besnik Shehapi, 26 vjeç.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, ka dhënë versionin e MPB-së lidhur me vrasjen.
“Punonjësi i policisë fillimisht ka shtënë me dy plumba në ajër në shenjë paralajmërimi. Por, më pas ka shtënë në personat nga të cilët është sulmuar me ç`rast ka plagosur të dy”, ka thënë Kotevski.
Vrasjet kanë ndodhur në rrugën “Kej Vardari” në afërsi të sallonit të mobileve “Montenegro”.
MPB-ja, sipas mediave, ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e vrasjes së dyfishtë, ndërsa pritet ngritja e kallëzimit penal kundër punonjësit të policisë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












