Lajme
Policia në aksion, 1300 gjoba për 24 orë
Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, Policia e Tiranës ka vendosur 1303 gjoba, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë dhe parkim të gabuar
Autoritetet shqiptare të rendit po mundohen të kthejnë rregull nëpër rrugët e Shqipërisë. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, Policia e Tiranës ka vendosur 1303 gjoba, kryesisht për moszbatim të sinjalistikës, ecje tej normave të lejuara dhe parkim të gabuar.
Në një njoftim të Policisë së Tiranës thuhet se uniformat blu kanë planifikuar masa konkrete për përmirësimin e parametrave të qarkullimit rrugor në kryeqytet.
“Policia e kryeqytetit, në zbatim të përgjegjësive të saj ligjore, nuk ka për synim ndëshkimin e drejtuesve, por sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për të respektuar me rigorozitet normat e Kodit Rrugor gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Tiranës gjithashtu kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.
Ndryshe, Shqipëria njihet si vendi që më së paku në rajon respektohen rregullat e komunikacionit, prandaj edhe aksidentet fatale janë shumë të theksuar. Me vendosjen e këtyre masa Ministra e Punëve të Brendshme parashikon uljen e aksidenteve në trafik.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se brenda një muaji janë ulur për 38 për qind numri i aksidenteve me pasojë vdekjen. Po ashtu, sipas tij, janë ulur për 20 për qind aksidentet me pasojë plagosje të rënda dhe janë ulur me 8 për qind aksidentet me plagosje të lehta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













