Lajme
Policia vret personin që kishte sulmuar një grua
Sipas njohurive aktuale, përzgjedhja e banesës dhe viktima duket të jenë krejtësisht të rastësishme, thuhet në komunikatën e prokurorit publik
Në mesditën e të mërkurës, policia e qytetit të St. Gallenit ka ndaluar me të shtëna arme një 22-vjeçar i cili po godiste brutalisht një grua 46-vjeçare me një objekt. Kjo u njoftua nga prokurori publik i St. Gallen të enjten, shkruan sda.ch.
I riu, i cili sipas mediave të ndryshme është zviceran, kishte hyrë në një apartament të një ndërtese banimi në Speicherstrasse, transmeton albinfo.ch. Aty ai ka filluar të godiste një grua 46-vjeçare (italiane) me një objekt të mprehtë. Sipas njohurive aktuale, përzgjedhja e banesës dhe viktima duket të jenë krejtësisht të rastësishme, thuhet në komunikatën e prokurorit publik.
Policët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes i kanë kërkuar personit në fjalë që të ndalonte. Por ai nuk e ka dëgjuar policinë dhe ka vazhduar me goditjet brutale mbi gruan. Dy nga policët pastaj kanë drejtuar disa të shtëna me armë në drejtim të autorit të dyshuar.
I qëlluari me armë ka vdekur në vendin e ngjarjes, përcjell albinfo.ch. Gruaja është dërguar në spital me dëmtime të rënda në kokë, ku pastaj ka vdekur.
Rrethanat e veprës si dhe motivi i kryesit janë objekt i hetimeve të mëtejshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës Mërgata në Stuttgart i drejtohet kutive të votimit... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra, gjiganti i fshehur i kafesë: Eksporton më shumë se çokollata dhe djathi së bashku Edhe pse nuk kultivon kokrra kafeje, Zvicra është eksportuesi i dytë më i madh në botë... -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër













