Shkurt.ch

Policia zvicerane konfiskon mbi 431 mijë euro

431'845 euro, 140 telefona celularë dhe 10 tableta, ishin në bagazhin e dy burrave nga Gambia, të cilët donin të hynin në Zvicër në vendkalimin kufitar Kreuzlingen të dielën e kaluar

Të dielën, më 26 maj, dy persona janë ndaluar në vendkalimin kufitar në Kreuzlingen.

Dy burra janë ndaluar, derisa pasi kontrolluar janë gjetur një sasi e madhe e parave, por edhe gjërave të tjera, raporton policia zvicerane.

431’845 euro janë gjetur te dy personat nga Gabmbia, dhe rreth 140 telefona celularë dhe 10 tableta në valixhet e tyre, përcjell albinfo.ch.

Një ekip menjëherë i përbashkët i Zvicrës dhe Gjermanisë është marrë me rastin dhe është konstatuar se shumë nga telefonat u raportuan të vjedhur.

Dy personat janë ndaluar për hetime të mëtejshme nga Policia Kantonale e Thurgau-s. Prokuroria e Kreuzlingen ka nisur një hetim penal për pastrimin e parave.