Shkurt.ch
Politikanët e rinj, kundër votës së dyfishtë për të rinjtë!
Kanë qenë kryetarët e të rinjve të SP-PS-së (JUSO), të SVP/UDC-së dhe të FDP/PLR-së ata që kanë thënë se nuk u intereson favorizimi i të rinjve para kutive të votimit
Një shqetësim i kahershëm në shoqëritë e zhvilluara është plakja e popullatës, gjegjësisht rritja e numrit të të moshuarve në krahasim me atë të të rinjve. Këtë problem e ka gjithsesi edhe Zvicra dhe ai bëhet më i theksuar veç tjerash edhe kur është fjala për pjesëmarrje në votime, në zgjedhje e referendume.
Kështu, shtetasit e moshës së pensionit janë gjithmonë më të zellshëm se të tjerët, sa herë që duhet hedhur votën. Kjo e bën votimin të ketë tendencë konservative, shkruan albinfo.ch. Në një vend si Zvicra. që e hedh në votë të thuash çdo çështje në nivel lokal a nacional kjo luan rol të konsiderueshëm.
Nisur nga një situatë e tillë, anëtarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut, Jacqueline Fehr nga SP ka propozuar që votat e të rinjve të llogariten dyfish, shkruan gazeta “SonntagsBlick”. Në këtë mënyrë, sipas saj do të shmangej “majorizimi” i të rinjve nga të moshuarit.
Por, është interesante se përgjigja refuzuese politikanes socialdemokrate i ka ardhur pikërisht nga të rinjtë, edhe ata të partisë së vet!
Kanë qenë kryetarët e të rinjve të SP-PS-së (JUSO), të SVP/UDC-së dhe të FDP/PLR-së ata që kanë thënë se nuk u intereson favorizimi i tillë i të rinjve para kutive të votimit.
“Ideja bie në kundërshtim me kuptimin që kemi me për demokracinë”, ka thënë kryetarja e JUSO-s Tamara Funciello, transmeton albinfo.ch. Kryetari i të rinjve të SVP/UDC-së, Benjamin Fischer lidhur me këtë çështje ka thënë: “Legjitimimi demokratik realizohet mbi parimin `Një qytetar, një votë`. Çdo gjë tjetër është arbitraritet”.
Ndërsa i pari i të rinjve të FDP/PLR-së, Andri Silberschmidt është shprehur se “e drejta e votimit nuk duhet të përshtatet, ndryshohet vetë nisur nga shkaku se të rinjtë në të ardhmen do të përbëjnë pakicë edhe më të vogël në trupin zgjedhor”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













