Lajme
Politikani i SVP-së feston aneksimin rus dhe “vetë-largohet” nga partia
Megjithëse opinioni i Wyss është një shprehje e lirë e mendimit, ai "në asnjë mënyrë" nuk korrespondon me opinionin e SVP-së së Kantonit Baselland
“Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Zaporozhye më në fund ribashkohen me Rusinë. Një goditje e rëndë për globalistët”, kishte shkruar Wilhelm Wyss, anëtar i bordit të SVP Arlesheim-Munichstein, në Twitter të dielën, transmeton albinfo.ch. Kjo pasohet në gjuhën ruse nga thëniet “Slava Rossii”, d.m.th. “Lavdi Rusisë” dhe “Za Prezidenta”, d.m.th. “për Presidentin”.
Rusia kishte aneksuar rajonet ukrainase, të cilat i kontrollonte vetëm pjesërisht si pjesë e agresionit të kryer nga ana e saj, duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar, pas referendumeve të inskenuara.
Që atëherë ka pasur reagime të shumta dhe të ashpra. Tweet-i sekretarit dhe zyrtarit të medias të SVP Münchenstein-Arlesheim u komentua pothuajse 600 herë. “Fashist”, ka shkruar një përdorues. Wyss nuk dukej shumë i prekur nga kjo dhe u përgjigj: “Nëse po kërkoni fashistë, do t’i gjeni në Ukrainë”.
Edhe kolegët e partisë janë shprehur qartë kundër deklaratave pro-ruse të studentit 23 vjeçar të shkencave politike dhe sllave në Universitetin e Bazelit, shkruan 20minuten.ch.
Kështu, Stefan Basler komenton për SVP Bülach: “Gjeni një parti tjetër”.
Tani edhe SVP e Kantonit Baselland është shprehur në një deklaratë për media të hënën duke u distancuar qartë nga kuadri i saj i ri: “Partia kantonale është në çdo mënyrë dhe krejtësisht larg nga admirimi për Presidentin Putin. Përkundrazi, ne i dënojmë veprimet e tij në çdo formë dhe në tërësinë e tyre”. Partia më tutje i quan referendumet e rreme “referendume që nuk e meritojnë emrin”. Megjithëse opinioni i Wyss është një shprehje e lirë e mendimit, ai “në asnjë mënyrë” nuk korrespondon me opinionin e SVP-së së Kantonit Baselland. Aneksimet ruse në Ukrainë “nuk mund të tolerohen”, agresioni vjen ekskluzivisht nga Rusia, shkruan tutje partia në nivel kantonal.
SVP e Basellandit më tutje ka pasur një bisedë me seksionin lokal të prekur. Procedura e mëtejshme mbetet ende për t’u vendosur. Përjashtimi nga partia, i politikanit të ri të SVP-së është një “opsion i mundshëm”.
Të hënën në orën 12:21, Wyss dërgoi një tjetër postim në Twitter, ndoshta i fundit i tij si anëtar i SVP. Ai përmes tij njofton tërheqjen e tij nga partia, përcjell albinfo.ch. “Unë jam i vetëdijshëm se njerëzit në këtë vend e shohin konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë ndryshe nga unë. Për shkak se nuk dua ta lidh opinionin tim shumë specifik personal me politikën partiake, po largohem nga SVP për momentin”, ka shkruar ai në Twitter.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën