Jeta në Zvicër
Politikani zviceran, Nausen, i kënaqur me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë
Një nder i veçantë për drejtorin e sigurisë në qytetin e Bernit, Reto Nause (CVP), i cili të martën është shpërblyer me një medalje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan derbund.ch.
Të martën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë Reto Nausen. Krahas tij, këtë medalje e kanë fituar edhe Gjon Berisha dhe Loris Castriota Skanderbegun. Kjo e fundit është pasardhëse e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, përcjell albinfo.ch. Presidenti Thaçi i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për angazhimin e tyre për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave shqiptare.
Politikanit zviceran, Reto Nausen, i është shprehur mirënjohje për kontributin në promovimin e Kosovës në Zvicër dhe për përkrahjen e dhënë për komunitetin kosovar atje.
Nausen kujtoi fjalimin e tij përpara dy vjetësh, kur në Ditën e pavarësisë tha se “prezenca e kosovarëve në Zvicër është një fitore”. Ata janë, shtoi Nase, një grup i fuqishëm, i integruar dhe që kanë ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë zvicerane. “Banorët e Kosovës thjesht kanë gjetur një shtëpi të dytë në Zvicër”, tha më tej Nausen.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih














