Lajme
Polonia i kërkon 1,3 trilionë USD Gjermanisë
Si dëmshpërblim mbi Luftën e Dytë Botërore
Polonia, me anë të një note verbale i kërkon Gjermanisë një dëmshpërblim në vlerën e 1,3 trilionë dollarëve si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara në Luftën e Dytë Botërore, përcjell albinfo.ch.
Letra është nënshkruar nga ministri i Jashtëm polak, Zgibnev Rau, dhe i paraprin takimit që pritet të zhvillojnë ministrat e jashtëm të dy shteteve këtë të martë në Varshavë.
Nga ana tjetër, Berlini zyrtar pohon se të gjitha pretendimet financiare në lidhje me Luftën e Dytë Botërore u zgjidhën me Traktatin Dy plus Katër të vitit 1990, i cili lejoi ribashkimin e Gjermanisë.
Rreth 6 milonë polakë, ku përfshiheshin dhe 3 milionë hebrenj u vranë përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rreth 200 mijë civilë të tjerë humbën jetën në një kryengritje.
Nacionalistët që tashmë prej vitit 2015 janë në pushtet në Poloni, janë shprehur se në atë kohë vendi nuk ishte në gjendje të negocionte kompromisin e drejtë dhe për këtë arsye ata do të vijojnë ta kërkojnë këtë dëmshpërblim.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin















