Lajme
Polonia paralajmëron BE-në për përshkallëzim të krizës me emigrantë
Polonia ka paralajmëruar për një përshkallëzim “të armatosur” të konfliktit që përfshin migrantët e grumbulluar pranë kufirit me Bjellorusinë, ndërsa komuniteti botëror reagoi ndaj krizës më të fundit të emigrantëve në Evropë.
Varshava refuzon hyrjen e emigrantëve dhe thotë se është gati të mbrojë kufijtë e saj. Komisioni u kërkon 27 anëtarëve të godasin regjimin e Lukashenkos me një raund të ri sanksionesh. Polonia regjistroi mbi 23 000 hyrje të paligjshme nga Lindja këtë vit, gjysma e të cilave vetëm në tetor. Berlini i kërkon Brukselit të veprojë dhe të ndihmojë në ndalimin e fluksit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht Poloninë nga Bjellorusia, ndërsa Minsku paralajmëron Poloninë për të shmangur provokimet.
Zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Muller, tha se 3 mijë deri në 4 mijë emigrantë të tjerë po mblidheshin pranë kufirit. “Ne presim që në të ardhmen e afërt të ketë një përshkallëzim të këtij lloji në kufirin polak, i cili do të jetë i një natyre të armatosur”, tha ai.
Polonia dhe vende të tjera të BE-së kanë akuzuar Bjellorusinë se po përpiqet të provokojë një krizë të re refugjatësh në Evropë, në shenjë hakmarrjeje për kritikat e tyre ndaj goditjes brutale të opozitës nga Aleksandër Lukashenko. Situata është përkeqësuar të hënën kur autoritetet shoqëruan rreth 1000 njerëz në kufirin polak.
Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë hodhi poshtë sot akuzat e Varshavës se Minsk po koordinon valën e emigrantëve që përpiqen të kalojnë në Poloninë fqinje. “Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë i konsideron akuzat e palës polake si të pabaza dhe të pabazuara”, thuhet në një deklaratë ku akuzohet Polonia për rritjen e tensionit “qëllimisht”.
Bjellorusia paralajmëron Poloninë kundër çdo “provokimi” në kufirin midis dy vendeve, ku mijëra emigrantë po grumbullohen me shpresën për t’u bashkuar me BE-në.
“Ne duam të paralajmërojmë palën polake paraprakisht kundër përdorimit të çdo provokimi kundër Bjellorusisë për të justifikuar çdo veprim të paligjshëm luftarak kundër migrantëve”. Kjo u bë e ditur nga një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Minskut, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Gjermania i kërkon BE-së të veprojë dhe të ndihmojë në ndalimin e fluksit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht Poloninë nga Bjellorusia.
“Polonia apo Gjermania nuk mund ta bëjnë këtë të vetme”, tha ministri i Brendshëm i përkohshëm, Horst Seehofer, për të përditshmen Bild.
“Ne duhet të ndihmojmë qeverinë polake të mbrojë kufirin e saj të jashtëm. Kjo do të ishte në fakt detyra e Komisionit Evropian. Tani unë u bëj thirrje atyre të veprojnë”, tha ai.
Në një intervistë me Bild Seehofer ai tha se mbështet vendimin e Polonisë për të ndërtuar një mur kufitar.
“Ne nuk mund t’i kritikojmë për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Jo përmes përdorimit të armëve të zjarrit sigurisht, por me mjete të tjera që janë në dispozicion”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












