Lajme
Gjermani: Emigracioni shton popullsinë në nivel rekord
Pa imigrimin popullsia në Gjermani do të zvogëlohej, por migracioni ka shtuar numrin e popullsisë që arrin tash në 84,4 milionë.
Popullsia në vitin 2022 është rritur me 1,3 %, një rritje e ndjeshme kjo, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave në Gjermani. Sipas saj në fund të vitit 2022 në Gjermani jetonin 84,4 milionë banorë, shkruan DW.
Sipas të dhënave të rritja e popullsisë lidhet qartë me shtimin e migracionit. Në vitin 2022 erdhën në Gjermani rreth 1,5 milionë banorë, katër herë më shumë se në vitin 2021, një pjesë e të cilëve janë nga Ukraina.
Në tërësi në fund të vitit 2022 jetonin në këtë vend rreth 72 milionë gjermanë dhe 12,3 nënshtetas me prejardhje të huaj.
Me 1,34 milionë vetë janë nënshtetasit me origjinë turke ata që përbëjnë grupin më të madh të qytetarëve gjermane me prejardhje të huaj, shkruan DW.
Pas tyre renditen ukrainasit, 1,05 milionë vetë dhe ata sirianë, 883.000 vetë.
Edhe numri i të huajve në popullsinë e përgjithshme është rritur nga 13,1% në 14,6%.
Në vitin 2022 në Gjermani kanë ndërruar jetë më shumë persona se sa kanë lindur. Në përgjithësi ka pasur 327.000 më shumë raste vdekjeje se lindjeje. Në vitin 2021 kjo shifër ishte 228.000, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












