Shqipëria
Portali zviceran: Shqipëria të kujton top destinacionet e Karibikut
Çmimet në hotele janë jashtëzakonisht të ulëta, plazhet janë ende të kursyera nga turizmi masiv ndërsa uji i pastër si loti të kujton top destinacionet e Karibikut
Portali zviceran për turizëm, travelnews.ch ka bërë një listë me sugjerime se në cilat vende është më së miri të kalohen pushimet, sipas muajit të vitit. Kështu, gjersa për janar si top destinacion rekomandohet Xhamajka, për prill Maroku e për maj Mallorca, për qershor është Shqipëria vendi i preferuar për pushime verore, shkruan albinfo.ch.
Dhe, argumentet që portali profesionist i radhit në favor të Shqipërisë janë më shumë se bindëse…
Shqipëria, vendi që në perëndim kufizohet me Adriatikun, është më e lirë se Kroacia dhe pret më pak turistë se vendi i saj fqinj, Mali i Zi. Ajo ofron një larushi interesante të vargnmaleve dhe qendrave arkeologjike, në të cilat sikur ka ndaluar koha.
Krahas një pasurie të madhe të florës dhe faunës, Shqipëria ka dhe parqe të ndryshme nacionale. Çmimet në hotele janë jashtëzakonisht të ulëta, plazhet janë ende të kursyera nga turizmi masiv ndërsa uji i pastër si loti të kujton top destinacionet e Karibikut, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, 300 ditë me diell në vit flasin vetvetiu për përparësitë që ofron Shqipëria.
E gjithë kjo ilustrohet me një pamje magjepsëse të Ksamilit.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”











