Gruaja
Portreti i Rita Orës në ankand për bamirësi
Të ardhurat nga shitja e portretit të saj do të shkojnë për gratë e prekura me kancerin në gji
Rita Ora ka dëshmuar se nuk është vetëm artiste e madhe, por edhe një personalitet i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë kontribuon për bamirësi.
Këngëtarja shqiptare ka hedhur në ankand privat një portret të cilin e ka punuar vetë ajo. Portreti kushton 20 mijë funte, shkruan “Daily Mail”.
Gjithnjë sipas të “Daily Mail”, të ardhurat nga shitja e portretit të saj do të shkojnë për gratë e prekura me kancerin në gji.
Edhe nëna e Ritës, ishte diagnostifikuar me kancer në gji, kur këngëtarja shqiptare ishte 15-vjeçare, megjithatë ka arritur që ta mposhtë këtë sëmundje.
“Gjithmonë kam dashur të bëj diçka jo të zakonshme për të mbledhur para për gratë e prekura me kancer në gji. Gjithmonë kam dashur të ndihmoj nënën time dhe t’i ndihmoj shoqatat me bamirësi. Arti është mënyra perfekt për ta bërë këtë”, ka thënë Rita Ora.
Këngëtarja shqiptare është njëra nga artistet më të famshme në botë, derisa ka filluar edhe me modelizëm.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?