Lajme
Posta zvicerane dorëzon edhe instrumente kirurgjikale
Qendra e re logjistike e Postës Zvicerane në Villmergen, kantoni Aargau, nuk merret vetëm me shpërndarjen e postës dhe paketave, por është edhe një qendër për logjistikën mjekësore. Ajo furnizon spitale me medikamente, instrumente kirurgjikale, infuzione, katetere dhe implante, duke u bërë qendra e vetme e automatizuar plotësisht për shëndetësinë në Postën Zvicerane.
Qendra, me një investim prej 137 milionë frangash dhe një sipërfaqe magazinimi sa tetë fusha futbolli, përdor robotë dhe sisteme inteligjente për të menaxhuar mbi 20,000 konteinerë. Punonjësit e Postës përgatitin dhe paketojnë produktet në kuti të ripërdorshme dhe madje përgatiten karrocat kirurgjikale të kompletuara sipas procedurës.
Sipas Johannes Cramer, drejtues i logjistikës së Postës, qendra zvicerane e logjistikës shëndetësore sjell përfitime ekonomike dhe efikasitet për spitalet: “Nëse çdo spital do të merrej vetë me pastrimin e instrumenteve kirurgjikale ose furnizimin e materialeve, do të ishte shumë më pak efikas dhe më i kushtueshëm. Ne mund ta automatizojmë këtë proces dhe të përmirësojmë menaxhimin e stokut.”
Qendra krijoi gjithashtu 100 vende të reja pune dhe ka instaluar një nga sistemet më të mëdha diellore në Zvicër mbi çati. Megjithatë, zgjerimi i qendrës ka sjellë shqetësime në fshatin përreth, sidomos për shkak të trafikut të shtuar të kamionëve dhe automjeteve të shpërndarjes.
Investimi prej 140 milionë frangash dhe zgjerimi nga 20,000 në 57,000 metra katrorë e bëjnë qendrën e Villmergen një nga projektet më të rëndësishme logjistike të Postës Zvicerane, duke kombinuar shërbimet tradicionale postare me menaxhimin modern të logjistikës shëndetësore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vijon numërimi i votave të diasporës; pritet mbërritja e votave nga SHBA, Kanadaja dhe Australia Po numrohen votat nga diaspora, ende në pritje të atyre nga SHBA, Kanada dhe Australia... -
Kanada: Flutura emërohet Drejtore e Programeve në Artistè Foundation -
Dy të rinj shqiptarë nënshkruajnë marrëveshje me gjigantin amerikan Ripple -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Erëza Suka pranë gjysmëfinales së “The Voice of Germany”
Jeta në Zvicër
-
‘Gërryerje e identitetit zviceran’: SVP-ja e së djathtës ekstreme mbron propozimin anti-imigracion Populistët zviceranë të së djathtës ekstreme, të cilët qëndrojnë pas nismës “Jo 10 milionë njerëzve”, janë... -
Si e ndajnë 23 franga kantonin e Freiburgut -
Analiza e smzh: Marrëveshja tregtare me SHBA-të – forcim për eksportet, sfida për frangun -
Dy automjete dhe një zyrë përfshihen nga flakët në Bazel, dyshohet zjarrvënie -
Ekonomia zvicerane mund të marrë frymë më lirishëm pas marrëveshjes me SHBA-n










