Kosova
Pozita në Kosovë: Me bojkot nuk shkohet askund
Pozita ka thënë se me bojkot nga opozita nuk shkohet askund.
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se me dështimin e seancës së jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për të ndaluar negocimin e kufijve në dialogun me Serbinë, opozita mori mesazhin e duhur.
E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i ka kritikuar partitë opozitare që nuk kanë marrë pjesë në seancën e thirrur nga Qeveria e Kosovës për emërimin e ekipit negociator.
Ai ka thënë se shpreson që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të vijnë të gjithë dhe të diskutohet për ekipin negoicator dhe pikat e tjera.
Mes tjerash, ai ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës e garanton sigurinë e kufijve të Kosovës dhe një gjë të tillë nuk ka pse ta parashohë një rezolutë e Kuvendit. Sipas tij, duhet të krijohet një rezolutë shumë më gjithëpërfshirëse.
Ndërsa, Ahmet Isufi i AAK-së ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë që të kompletohet ekipi negociator.
HPor, ka shtuar se edhe një herë u tregua qartë se me bojkot nuk arrihet askund.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













