Integrimi

Sonte në Bazel “Thinking about Medea–Duke menduar Medean”

Sonte, më 13 janar ajo do të jepet në «Alte Kaserne» në Bazel. Po në këtë teatër "Medea..." jepet edhe netët në vijim, deri më 17 janar

Pas shfaqjes së saj si premierë në shtator të këtij viti në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, në Tiranë, dhe reprizës në Durrës, drama zvicerane-shqiptare “Thinking about Medea – Duke menduar Medean” do të fillojë edhe serinë e shfaqjeve të saj në Zvicër. Më 13 janar (sonte) ajo do të jepet në «Alte Kaserne» në Bazel. Po në këtë teatër “Medea…” jepet edhe në disa ditë në vijim, deri më 17 janar. Në muajin prill do të pasojnë shfaqjet në Aarau dhe në muajin maj, në Lucern.

Është ky një koproduksion në mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës

Medea, prej 10.000 është vitesh pjesë e historisë së kulturës evropaiane. Ajo na paraqitet në forma të ndryshme të shkrimit dhe në funksione të ndryshme. Por, në vitin 431 para Krishtit, Euripidi i ka ngritur asaj një përmendore e cila edhe sot e përcakton imazhin e Medeas: Ajo është një grua e zemëruar, e cila, e tërbuar nga tradhtia që i ka bërë i shoqi, vret të dy fëmijët e vet.

Por, përse jemi lidhur kaq fort pas këtij imazhi kur ka aq shumë mundësi tjera për ta kujtuar Medean? Kush mund të jetë sot kjo Medea, e cila kaq gjatë dhe kaq fuqishëm e ka dominuar imazhin e gruas? Si do ta shkruanim ne sot historinë e saj?

Pas suksesit ndërkombëtar të shfaqjes “Love.State.Kosovo” (viti 2013), performuesja e autorja zvicerane Beatrice Fleischlin dhe balerini kosovar Labinot Rexhepi vijnë sërish së bashku në skenë, me shfaqjen “Thinking about Medea-Duke menduar Medean”. Kësaj radhe ata mbështeten nga bendi zviceran “Heligonka” dhe koreaografi shqiptar, Gjergj Prevazi. Me vallëzim, muzikë dhe në tri gjuhë, ata i përafrohen më shumë mitit të Medeas dhe gjejnë interpretime befasuese, me humor dhe shumë aktuale.

Drejtimin artistik të shfaqjes e kanë bërë Beatrice Fleischlin dhe Gjergj Prevazi; Dramaturgjia&bashkëpunimi artistik: Eva Böhmer; Performanca: Beatrice Fleischlin dhe Labinot Rexhepi; Muzika: Helogonka ((Stefan Hass & Jesco Tscholitsch); Koreografia: Gjergj Prevazi; Skena: Nico de Roois; Kostumet: Diana Ammann; Produksioni: Larissa Bizer me asistim të Klodoaldo Lamçaj; Dokumentacioni fotografik dhe video: Tristan Sherifi. Shfaqja luhet në gjuhën gjermane, angleze dhe shqipe (me tritrim). Është një bashkëprodhim në mes të “Kaserne Basel” dhe “Albania Dance Meeting”, Tiranë. Shfaqja mbështetet nga një numër fondacionesh kulturore të Zvicrës.

Në faqen www.produktionswerkstatt.ch mund të mësoni për datat tjera të shfaqjes dhe më shumë rreth këtij produksioni.