Lajme

Premierë në Gjenevë: shfaqja e filmit me metrazh të gjatë “Babai”

Nga data 6 deri në 14 nëntor do të mbahet në Gjenevë në Maison Communale de Plainpalais, edicioni i 21-të i Geneva International Film Festival Tous Ecrans, që paraqit gjatë 9 ditëve ajkën e kinemasë, televizionit dhe të Digital-it. Me këtë rast do të paraqitet në konkursin ndërkombëtar – për herë të parë në Zvicër, filmi « Babai » i regjisorit Visar Morina nga Kosova.

Kosovë, në vitet 1990, pak para luftës. Nori është dhjetë vjeç. Ai mbijeton ashtu si mundet me babin e tij, Gëzimin, i cili e ka mendjen vetëm që të largohet për në Gjermani. Kur Gëzimi braktis Norin, ky i fundit është i vendosur për të shkuar në kërkimin e tij. Një fabul mizore në lidhje me një temë aktuale dhe të zjarrtë, e filmuar në perspektivën e një fëmije. Më shumë informacione në lidhje me shfaqjen : http://tinyurl.com/pmtpfto

Ne shpresojmë se ky projeksion mund të jetë me interes për ju dhe se ju do të keni rastin t’ia transmetoni edhe rrjetit tuaj.

Ne jemi në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mëtejshëm. Ju mirëpresim gjatë Festivalit!