Lajme
Presidenti Begaj: Të hapen sa më shumë Shkolla Shqipe në diasporë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e diasporës, përcjell albinfo.ch.
Nismës së Kreut të Shtetit iu përgjigjën përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët ruajnë gjuhën amtare ndër breza, duke respektuar njëherazi diversitetin gjuhësor e kulturor dhe shumëgjuhësinë.
Një grup fëmijësh të shqiptarëve në diasporë përcollën përmes interpretimit të tyre vargjet e poezisë: “Gjuhës Shqipe” të Mitrush Kutelit, një nga veprimtarët shqiptarë që, veç ndihmesës për ekonominë e vendit, përmbledhjes së rrëfenjave folklorike dhe lëvrimit të gjuhës përmes përkthimeve në shqip, iu përkushtua edhe botimeve dhe shpërndarjes së librit shqip për mërgimtarët.
Presidenti i Republikës inkurajon hapjen e sa më shumë shkollave shqipe në komunitetet shqiptare nëpër botë përmes nismave vullnetare dhe institucionale.
Një përpjekje të tillë Kreu i Shtetit e cilëson jetike për ruajtjen e gjuhës shqipe si një nga elementet themelore të identitetit tonë kombëtar.
“Gjuha shqipe është tipari themelor i identitetit tonë kombëtar, që duhet të na bashkojë në përpjekjen për ta ruajtur,trashëguar dhe pasuruar atë”, shkroi Kreu i Shtetit.
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare këtë vit kremtohet në të gjithë botën si Jubile i Argjendtë, pasi mbushen 25 vite nga celebrimi i saj dhe në fokus janë përpjekjet për promovimin e diversitetit gjuhësor, mbrojtjen e gjuhëve të rrezikuara dhe inkurajimin e edukimit shumëgjuhësor.
E-Diaspora
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga Prokuroria kërkon 12 vjet dëbim nga vendi dhe 7 vjet burg. Ndërsa avokati kërkon shpalljen e...
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit
-
Dea Kamberi shpallet ‘Distinguished Young Woman of Massachusetts’, e para studente nga Worcester-i me këtë titull
-
Kosova në Panairin e Librit në Leipzig
-
Nëna dhe motrat e Krushës së Vogël, të paharruara edhe në prag të Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Gjykata e Gjenevës vendos kundër kufirit të përgjithësuar të shpejtësisë 30 km/h Një oficer policie bëri një apel ndaj vendimit të mëparshëm kantonal për të kufizuar shpejtësinë në...
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga
-
Çfarë rezerva ushqimore duhet të kenë banorët e Zvicrës në rast krize?
-
Rekord tragjik: 28 viktima në aksidentet e skiatorëve në Zvicër dimrin e kaluar
-
Gjykata anulon kufirin e kufizimit 30 km/h në Gjenevë, triumfon ankesa e një polici