Të tjera
Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s
Zeman priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, kërkoi falje për bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi, në vitin 1999.
Zeman priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Dua t’i kërkoj falje popullit serb”, tha Zeman në prani të Vuçiqit.
Vuçiq tha se nga ky moment populli serb do t’i konsiderojë çekët “jo vetëm si popull mik, por edhe si popull vëllazëror”, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Populli serb nuk do t’i harrojë këto fjalë të Zemanit. Do të jemi përjetësisht mirënjohës, sepse këtë që e tha ai rreth bombardimeve, nuk e ka thënë askush tjetër”, tha Vuçiq.
Zeman ka qenë kryeministër në vitin 1999 dhe Qeveria çeke, si shtet anëtar i NATO-s, e ka mbështetur ndërhyrjen e aleancës ushtarake në ish-Jugosllavi.
Rrjedhimisht, Zeman ka dhënë leje për përdorimin e hapësirës ajrore çeke nga avionët ushtarakë të NATO-s, që merrnin pjesë në operacione.
Duke reaguar ndaj kërkim-faljes së Zemanit, kryetarja e partisë opozitare TOP09, Marketa Pekarova Adamova, shkroi në Twitter se “Millosh Zeman ka kërkuar falje për Millosh Zemanin”.
Fushata ajrore e NATO-s mbi caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave ka pasur për qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë.
Pas fushatës, që ka zgjatur 78 ditë, ushtria serbe është tërhequr nga Kosova.
Zeman tha se mbështetja për sulmet e NATO-s ishte rezultat i “mungesës së guximit”.
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas













